15 lojtarë pozitiv me Covid, skuadra arabe kualifikohet në mënyrë surprizë

Al Hilal arriti të kualifikohej në raundin tjetër të Championsit të Azisë, edhe pse para ndeshjes kishte konfirmuar 15 lojtarë pozitivë me koronavirus.

Skuadra arabe barazoi pa gola në transfertën e Shar Kodru, por u kualifikua pasi kishte fituar ndeshjen e parë 2-0.

Al Hilal kishte bërë kërkesë që ndeshja të shtyhej por nuk ishte pranuar nga kundërshtarët të cilët kishin kërkuar luajtjen e sfidës. Trajneri Luçesku me shumë vështirësi arriti të siguronte 14 lojtarë në total për këtë ndeshje.

11 në fushën e lojës dhe tre në stolin e rezervave ku dy prej tyre ishin portierë.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet