15 Korriku Grushteti Gylenist

Më 15 korrik 2016 Turqia dhe tërë bota ishte dëshmitare e një ngjarje të paparë në histori. Një grup i instaluar brenda ushtrisë turke po tentonte të merrte shtetin nën kontroll pa njohur asnjë vlerë. Me helikopter sulmonte njerëzit, me tanke shtypte makinat dhe vriste civilët. Çfarë po ndodhte kështu? Ky ishte përdorimi i ushtrisë si arma e fundit e një organizate e cila për vite të tëra në Turqi kishte punuar tinëzisht dhe kishte depërtuar në organet shtetërore.

Shkruan: Bayram POMAK

Kush ishte kjo organizatë, si ishte zhvilluar (rritur) dhe çfarë mundohej të bënte?

I ashtuquajtur i hoxhë, Fethullah Gülen në vitet 1966-ta në Izmir e kishte themeluar lëvizjen e tij. Në vitet e para si një hoxhë kishte filluar të ligjërojë duke u treguar si një lëvizje e pafajshme e cila shpjegon fenë dhe orvatej të mos binte në sy. Më vonë duke hapur konvikte studentore fillojë rekrutimin e studentëve. Shkollat e para u themeluan në vitin 1986. Në Turqi i merrte fëmijët e zgjuar duke kontaktuar familjet e varfra të tyre dhe i shkollonte me bursë (të plotë). Mirëpo kishte kusht që të prezantonin në aktivitetet (ligjëratat) e tyre dhe mos të dilnin nga fjala e përgjegjësit të organizatës. Pastaj se në cilët drejtime do të vazhdojnë studimet këta nxënës vendoste përgjegjësi nga organizata dhe sipas asaj regjistroheshin në drejtime përkatëse. Institucionet më strategjike ishin gjykatat, ushtria dhe policia. Të rinjtë stimuloheshin dhe këshilloheshin që të futen në këto institucione dhe ti edukonin ato sepse i konsideronin si institucione të dhëna pas kësaj bote. Po ashtu këshilloheshin që në asnjë mënyrë mos të shprehnin mendimet e tyre, në vazhdimësi duhet të fshihen, saqë edhe namazet ti falnin me lëvizje të syve. Këto influenca janë vërejtur shumë herë dhe me 28 Dhjetor 1986 në revistën NOKTA gazetari Ruşen Çakır kishte botuar një hulumtim të tij me temë ‘Fethullahnistët – Grupi i influencuar në ushtri” duke sqaruar se si këta kanë depërtuar në ushtri. Mirëpo një dorë e fshehur gjithmonë e mbronte këtë organizatë dhe nuk lejonte që të prekej.

Në vitet e 80-ta kjo organizatë u rrit me të madhe dhe hapi shkolla. Kursenë vitet e 90-ta filloi të shfaqej edhe më shumë duke rregulluar marrëdhëniet me qeveritë. Për t’i fshehur qëllimet e saja maskonte veten duke përdorur terma si “tolerancë”dhe “dialog”. Në një audio kasetë të vitit 1999 Fethullah Guleni i paralajmëronte anëtarët e organizatës së tij për durim dhe e konsideronte të hershëm çdo hap të hedhur para se të merrnin tërë fuqinë udhëheqëse në duart e tyre duke thënë: “çdo hap derisa ta gjejmë vetveten, të arrijmë konsekuencën, deri sa të kalojnë në duart tona gjërat e nevojshme për të përfaqësuar atë fuqi dhe derisa të përfitojmë fuqinë dhe forcën në të gjitha institucionet kushtetuese sipas masave të strukturës shtetërore në Turqi numërohet i hershëm.

Në vitet e 90-ta organizata filloi të shfaqet dhe të tërheq vëmendjen e mediave si dhe të hapte shkolla në Azin e Mesme duke i ntensifikuar aktivitetet e saj. Mirëpo askush nuk e kuptonte se si mund të zgjeroheshin kaq leht. Më vonë në vitin 1999 Prof. Dr. Necip Hamblemitoğlu në librin e tij të titulluar “Köstebek-urithi” kishte informuar publikun duke shkruar për këtë organizatë, strukturën dhe lidhjet e saj të jashtme.

Më vonë Hablemitoğlu ishte vrarë në rrethana ende të panjohura. Në të njëjtin vit Drejtoria e Shërbimit Sekret e Policisë kishte përgatit një raport në lidhje me organizatën FETO dhe duke u mbështetur në këtë raport kishte hapur padi kundër Fethullah Gulenit. Por në të njëjtin vit ai kishte ikur në Amerikë. Para kësaj në vitin 1998 ishte takuar me Papën dhe pas këtij takimi në gjithë botën filluan të hapen me shpejtësi shkollat e tyre. Të gjithë ata që në një folën kundër, shkruan a po përgatitën raporte në lidhje me këtë organizatë u përndoqën dhe u burgosen nga organet e policisë dhe gjykatave me arsye të shpikura. Vitet e 2000-ta janë vite kur aktivitetet e kësaj organizate fillojnë të duken dhe përhapen edhe më shumë. Duke qenë se ishin strehuar në të gjitha institucionet shtetërore të Turqisë dhe ndiheshin të fortë,  të gjithë ata që i ngacmonin filluan t’i eliminonin. Gazetari Ahmet Şık për shkak se kishte shkruar librin me titull “Imamın Ordusu – Ushtria e Imamit”, u burgos me një komplot dhe derisa arrestohej nga policia tërhoqi vëmendjen për rrezikun që vjen nga kjo organizatë duke thënë “digjet ai që preket”. Në të njëjtën mënyrë në vitin 2009 për shkak se në librin e tij “Haliçte Yaşayan Simonlar – Simonët që jetojnë tek Gjiri” kishte rrëfyer strukturën e kësaj organizate u burgos me një komplot nga njerëzit e kësaj organizate që ishin instaluar në gjykata dhe polici edhe ish-polici të shërbimit informativ Hanefi Avcı.

Më vonë në vitin 2013 kur qeveria e partisë AK dëshironte të merrte vendimin për mbylljen e kurseve shkollore, kjo organizatë ishte shqetësuar tejmase. Sepse këto kurse ishin baza kryesore që përdorej për rekrutimin e antarëve të organizatës FETÖ. Gjatë protestave të Gezi Parkut policët lidhur me organizatën FETÖ i kishin provokuar protestuesit me qëllim që ta vënë në pozitë të vështirë qeverinë. Në të njëjtën mënyrë me 17/25 dhjetor me ndihmën e anëtarëve të saj në gjykata dhe polici është përpjekur të përmbysë qeverinë përmes grushtit gjyqësor. Pas edhe këtij mossuksesi filluan që të njollosin dhe propagandojnë kundër Turqisë në arenën ndërkombëtare. Pas këtyre veprimeve qeveria kishte marr masa për të rrëzuar këtë organizatë duke i pastruar nga organet shtetërore anëtarët e saj. Organizata që ishte bllokuar në masë të madhe si zgjidhje dhe mjet të fundit aktivizoi anëtarët e saj të instaluar në ushtri. Por e gjithë Turqia shumë mirë e dinin se kjo kryengritje nga kush dhe si vinte. Sepse e njihnin këtë organizatë dhe ishin të vetdijshëm se Turqia nuk duhej t’i u dorëzohej atyre. Andaj atë natë o do të vdisnin o Turqinë nuk do e dorëzonin. Dhe në fund kështu ndodhi, populli Turk me trimërinë e tyre mbrojtën shtetin dhe demokracinë e tyre.

Meqenëse kjo organizatë është e ditur që nga viti 1986 atëherë si mundi të zgjerohej gjithandej. Këtë më së miri na e sqaron personalisht Fethullah Guleni ku me gjuhën e tij shprehet “ne duhet të jemi si ajri. Çdokush duhet të na dijë, të na ndjejë por të mos na shoh”. Pra ky problem ka dy shkaqe: e para mbrojtja nga një fuqi e madhe dhe e veçantë dhe e dyta kamuflimi në mënyrë profesionale. Për këto dy arsye kjo organizatë ka arritur të fshihej dhe të zgjerohej gjithandej në masa të mëdha.

Pra FETÖ është një organizatë e themeluar nga fuqitë e jashtme me qëllim të robërimit të Turqisë. E veçanta themelore e kësaj organizate është qasja ndaj njerëzve përmes vlerave të tyre dhe mashtrimi i tyre me këto vlera. Sot duke filluar nga konservatorët, e deri tek majtistët e kemalistët të gjithë në Turqi e din se ky tentim për grushtet është bërë nga organizata terroriste FETÖ. Kjo organizatë në Turqi ka përfunduar dhe në një të ardhme të afërt do të përfundojë në gjithë botën sepse kjo organizatë tanimë është e pavlerë.

 

 


Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.

Kategoritë
OPINIONEOpinione - Ballina

Të ngjajshmet