Louis Fowler, 11 vjeçar, ka thyer hundën duke vrapuar pas veturës së Mo Salah, në Melwood, përcjell lajmi.net.
Ylli egjiptian i futbollit kishte vënë re fëmijën që vraponte, dhe sigurisht si një njeri me zemër të madhe, u kthye dhe shkrepi një fotografi me vogëlushin.
Salah pastaj e kishte dërguar djaloshin në shtëpi tek prindërit e tij, për tu siguruar se gjithçka ishte në rregull me vogëlushin e tyre.
Gjeste të tilla i bëjnë edhe më të mëdhenj sportistët.
Kategoritë
Sport