“105 objekte janë të futura në zonën e rrezikut”

Qeveria e Shqipërisë ka mbajtur mbledhjen e dhjetë të jashtëzakonshme pas tërmetit të 26 nëntorit, ku kryeministri Edi Rama tha se do të fillojë blerja e apartamente dhe do bëhet një thirrje për të gjithë ata që kanë stok.

“Është e rëndësishme të bëjmë një thirrje për të gjithë ata që kanë stok. Por shitësit duhet të dinë se nuk është rasti të shitet me çmim të lartë pasi nuk është rasti të blejmë për të fituar. Në momentin që flasim kemi 103 grupe inspektimi në terren dhe një numër të konsiderueshëm të ekspertëve të huaj. Janë shembur 33 objekte dhe 5 janë në proces. 105 objekte janë të futura në zonën e rrezikut. Këtu duhen angazhuar forca policie për të prishur këto banesa pasi nuk mund ta zgjasim këtë histori”- u shpreh Rama.

Pas kryeministrit fjalën e mori ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi i cili dha të rejat më të fundit nga tërmeti.

“Ashtu siç thatë edhe ju zoti kryeministër, situata po shkon drejt normalizimit. Deri tani kemi 13 mijë persona të sistemuar në hotele, çadra, dhe banesa sociale. Kemi dhe një numër të vogël banorësh që duhet sistemuar dhe po punohet për këtë.

Për sa i përket banesave që do të shemben, ato do shemben dhe gërmadhat nuk do qëndrojnë aty, por do të largohen dhe ajo hapësirë do të jetë e pastër”- tha Çuçi.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet