10 euro taksë për ata që vijnë nga qytetet e tjera në Prishtinë

Çështja e parkingjeve në komunën e Prishtinës dhe ndalimi i veturave për të hyrë brenda Prishtinës nga qytetet e tjera ka qenë temë diskutimi gjatë vikendit.

Sado që u dhanë sqarime në mëngjes nga kryetari i Prishtinës, prapë pati keqkuptime në lidhje me atë se a do të munden apo jo të hyjnë banorët nga vende të tjera të Kosovës në kryeqytet.

E në lidhje me këtë ka folur nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, i cili tha se askujt nuk iu mohohet e drejta për të hyrë me veturë brenda Prishtinës, por se për ta shfrytëzuar këtë të drejtë duhet të paguhet taksa e gjelbër.

Ajo siç tha Selimi është planifikuar të jetë 10 euro, ani pse ende vendim përfundimtar nuk kanë marrë.

Tutje Selimi në Klan Kosova deklaroi se kjo do të mundësoj që të krijohet një ambient më i pastër, kur dihet se në muajt e dimrit, Prishtina renditet në mesin e vendeve më të ndotura në botë, e njëri nga këta ndotëse janë edhe veturat.

“Çdo kush që vjen nga Peja, Gjakova, Klina, Drenica, ka të drejtë dhe mund të hyjë në Prishtinë, vetëm se për këtë duhet ta paguaj taksën e gjelbër, duhet të paguaj 10 euro. Kjo ende nuk është vendosur por është menduar kështu”, theksoi Selimi.

Kategoritë
LajmeTë ndryshmeVendi

Të ngjajshmet