​Von der Leyen: BE mund të bllokojë eksporte të mëtejshme vaksinash

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen paralajmëroi sot se vendet e tjera të BE-së mund të bllokojnë eksportet e vaksinave antiCOVID-19, siç bëri Italia për shpërndarjen e tyre në Australi.

“Nuk ishte një rast i izoluar”, shpjegoi kreu i ekzekutivit evropian për gazetën gjermane “WirtschaftsWoche”.

Paralajmërimi i von der Leyen vjen pas ndalimit të eksportit të 250.000 dozave vaksinash javën e kaluar nga Roma, që e justifikoi vendimin e saj me mungesën e tyre në Evropë dhe asaj të një nevoje urgjente në Australi

Kategoritë
BotaLajme