​Shala: Nisma do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve

Nisma Socialdemokrate po deklaron se do të jenë befasia e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Endrit Shala nga kjo parti tha se lista do të publikohet nesër pas verifikimit të KQZ-së, duke shpresuar se kjo listë premton dhe garanton ruajtjen e cenimit të historisë dhe kaluarës së saj.

Shala: Do të jemi befasi e këtyre zgjedhjeve

 

“Ne kemi biseduar me PDK-në, me zyrtarët e PDK- së, me kryetarin e PDK-s, me ushtruesin e detyrës të kryetarit të PDK-së. Gatishmëria e Nisma-s ka qenë për me pas një koalicion me PDK-në, por përgjigja dhe gatishmëria nga ana e PDK-së nuk ka qenë për një gjë të tillë. Arsyet ata i dinë më mirë vet pse… unë siç e kam deklaruar edhe më herët, ne jemi parti politike dhe koalicioni me subjektet e tjera politike, nisma asnjëherë nuk do të shkrihet, dhe nëse dikush synon që me veprime të ulëta ta minojë edhe ta pengojë veprimtarinë e NISMA-s, ashtu siç e dini edhe ju nga 2014 është parti politike dhe vazhdon të jetë subjekt politik i Kuvendit të Kosovës. Unë besoj që do të jemi befasi e këtyre zgjedhjeve”, ka theksuar Shala

Kategoritë
LajmeVendi