​Osmani: Me Serbinë dialogojmë vetëm për njohje

Vjosa Osmani, e cila po ushtron detyrën e presidentit të vendit, thotë se mospranimi i fajit nga Serbia lidhur me gjenocidin e kryer mbi shqiptarët, po e mban të varur dialogun. Kryetarja e Kuvendit të Kosovës thotë se me Serbinë do të ketë dialog vetëm për njohje të ndërsjellë dhe duke kërkuar që ai shtet të pranojë peshën e fajit. Para përfaqësuesve të shoqatave të familjarëve të personave të pagjetur Osmani deklaron për angazhim në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

Sipas Osmanit, Kosova nuk mund të heshtë e të ndalët së kërkuari paqe.

Osmani: Mospranimi i fajit nga Serbia e mban të varur dialogun

“Ky është pengu i cili e mban të varur dialogun, pra mos-pranimi i fajit nga Serbia, mbajtja peng e mbi 1600 qytetarëve tanë si të zhdukur me dhunë, e mbi të gjitha mungesa e drejtësisë për viktimat e gjenocidit serb. Por ne nuk mund të heshtim e nuk do të rreshtim së punuari që paqja të mbretërojë në të gjitha hapësirat që jetojmë sepse ky është interes i qytetarëve tanë e interes i yni strategjik. E paqja është e mundur vetëm atëherë kur thuhet dhe pranohet e vërteta, e vërteta e vetme e cila nuk mund të ndryshojë kurrë e as të përmbyset është ajo që ka ndodhur para syve të të gjithë botës, e vërteta e vetme e që nuk mund të përmbyset është që Serbia kreu gjenocid kurse ne ishim viktima të këtij gjenocidi”, tha Osmani.

Në shënimin e ditës ndërkombëtare të përkujtimit dhe nderimit të viktimave të gjenocidit, Osmani thotë janë të vendosur të kërkojnë me ngulm nga Serbia që të pranojë të vërtetën mbi Kosovën.

Osmani: Jemi të vendosur të dialogojmë vetëm për njohje të ndërsjellë

“Jemi të vendosur që të dialogojmë vetëm për njohjen e ndërsjellë, vetëm duke respektuar integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit, duke njohur dhe pranuar paprekshmërinë e territorit, rregullimin kushtetues dhe nivelin e organizimit të brendshëm por mbi të gjitha duke kërkuar me ngulm që Serbia ta pranojë peshën e fajit historik, a është Serbia e gatshme, jo, madje një jo e madhe, asnjë nga liderët e serb nuk ishte i gatshëm të bëjë atë që e bëri ish-kancelari gjerman para 50 vitesh, të kërkojë falje e të përkulet para viktimave që i shkaktoi ai regjim, ta bëjë atë që e bën një qenie njerëzore kur dhimbja nuk mund të përshkruhet me fjalë, pra të përkulet para viktimave”, tha Osmani.

Osmani thekson se fshehja e informatave nga Serbia, lidhur me vendndodhjen e trupave të shqiptarëve të zhdukur, është vazhdim i krimit sistematik që Serbia po vazhdon të kryejë.

Sipas saj, të zhdukurit vazhdojnë të jenë historia më e trishtë e Kosovës dhe Beogradi po vazhdon t’i fshehë

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi