​Në ditën e festës fshati Breznicë bëhet me ambulancë

Fshati Breznicë i Obiliqit, ka festuar 28 Nëntorin me përurimin e objektit të Ambulancës Familjare, e cila është ndihmë nga një familje nga Kuvajti.

Ky objekt është fal bashkëpunimit të komunës së Obiliqit me ojq “Duart e bamirësisë”, me seli në Prishtinë, dhe ka kushtuar 78 mijë euro.

Në emër të komunës së Obiliqit, lbush Mjekiqi në përurim të këtij të objekti shëndetësor, tha se uron që banorët e këtij fshati sa më pak ta vizitojnë këtë ambulancë.

Mjekiqi: Po krijojmë kushte për ofrim të shërbimeve cilësore shëndetësore

 

“Po krijojmë kushte për ofrim të shërbimeve cilësore shëndetësore dhe krejt kjo falë donacionit nga familja Hexhri dhe në bashkëpunim me komunën e Obiliqit, kemi ardhur deri në përfundim të këtij objekti“, ka thënë ai.

Njëri prej familjareve që ka ndihmuar në ndërtimit të këtij objekti, Imad El Haxhri nga Kuvajti, ka uruar që bamirësia dhe miqësia të vazhdojë me Kosovën.

El Haxhri: Kjo ambulancë t’u shërbejë të sëmurëve

 

“E lus Zotin që kjo ambulancë t’iu shërbej të gjithë banorëve të këtij fshati dhe për rreth tij në ndihmë të të sëmurave“, tha ai.

Ai shtoi se ky objekt nuk është as i pari dhe nuk do të jetë as i fundit në Kosovë.

Kategoritë
LajmeVendi