​Kushtrim Bojaj kërkohet nga Policia

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e Kushtrim (Luan) Bojaj i lindur me 10.06.1995 nё Klinë, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor

Sipas policisë në Pejë, i dënuari është i kërkuar për veprat penale “Vjedhje e rëndë”.

Në kuadër të Drejtorisë Rajonale te Policisë ne Peje gjatë javës që po lëmë pas ka realizuar 9 urdhëresa të gjykatës dhe të dyshuarit janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Falë bashkëpunimit me qytetarët kemi arritur të realizojmë urdhëresat e lartcekura më lartë, andaj presim që edhe në të ardhmen një bashkëpunim i tillë të vazhdoj. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë, E-mail adresa: [email protected]”, thuhet në njoftim.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi