​Hoxhaj: Masakra e Reçaku ngriti ndërgjegjen e botës, këtu tregohet se kush e ka vendin në Hagë

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se maskara e Reçakut e ka lëvizur ndërgjegjen e botës për të intervenuar në Kosovë.

Por ka theksuar se askush nuk e ka menduar që 21 vite pas kësaj ngjarje do të jenë pa ish krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Hoxhaj i cili është edhe kandidat i PDK-së për kryeministër, pas homazheve që bëri në nderum të viktimave të Reçakut tha se 5 nëntori i vitit 2020 ka cenuar dinjitetin e secilit qytetarë.

Hoxhaj: Masakra e Reçakut lëvizi ndërgjegjen e botës

 

“Një ngjarje që lëvizi ndërgjegjen e botës, si rezultat i kësaj ndodhi edhe intervenimi i NATO-së në Kosovë. Natyrisht ne jemi këtu pas 21 vitesh ku Kosova është e lirë dhe e pavarur dhe e nderojmë këtë ngjarje. Por asnjëherë nuk e kemi menduar se pas 21 vitesh ne do të jemi në Reçak pa kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, presidentin Hashim Thaçi, pa Jakup Krasniqin, pa Rexhep Selimin, pa liderët e UÇK-se dhe pa liderët e PDK-së, të cilët në mënyrë të padrejtë po përballen me këtë gjykatë. Ne jemi të sigurt se do të kthehen fitimtarë dhe do të jenë faqebardhë. Ju duhet ta dini dhe çdo kush që është evropian dhe perëndimor që ata nuk janë në gjykatë si emra dhe mbiemra të përveçshëm, por në gjykatë është kauza jonë për liri. Në gjykatë është rruga jonë e vështirë drejtë lirisë, atje është ekzistenca jonë si shtet”, tha ai.

E kryetari i Shtimes, Naim Ismajli tha se fshati Reçak tregon më së miri se kush e ka vendin për tu gjykuar në Hagë.

Ismajli: Reçaku më së miri e tregon se kush e ka vendin në Hagë

 

“Më së miri tregon Reçaku se kush duhet të ketë vendin në Hagë, më së miri tregon Reçaku se ndaj kujt duhet të ngriten aktakuzat “, tha ai.

Krahas kësaj, Ismajli kritikoi edhe ushtruesen e detyrës se presidentit, Vjosa Osmani për mungesë të organizimit në shënimin e masakrës së Reçakut.

Ismajli: Ky organizim është spontant shkak i mungesës së reflektimit të presidencës

 

“Në këto kushte pandemie, ky organizim është shumë spontan sepse ne si komunë, në mungesë të reflektimit të presidencës, nënorganizimin e të cilës bëhet kjo ngjarje, jemi të detyruar të shënojmë sepse pandemia nuk na porosit të harrojmë. ne nuk mund të harrojmë Reçakut dhe në të kaluarën”, tha ai.

Bashkë me Hoxhaj për të nderuar viktimat e Reçakjt ishin edhe kryesia e PDK-së.

Kategoritë
LajmeVendi