​Grabitje e armatosur në Fushë Kosovë

Tre persona të moshës së re të maskuar me kapele të zeza në kokë kanë kryer mbrëmë një grabitje në një lokal në Fushë Kosovë.

Rastin e ka raportuar ankuesja femër, sipas së cilës të maskuarit me një armë që dyshohet të jetë lodër, kanë arritur t’i grabisin rreth 30 euro para nga arka e pagesave.

Njësitë policore janë duke hetuar rastin. Nuk raportohet për të lënduar.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi