​Aliu: Pas pak jave Ferizaj me ditarë shkollor digjital

Arsimin ferizajas edhe pak javë e ndajnë nga ndryshimi më i nevojshëm i përshtatur me ritmin e kohës, e para e këtij lloji dhe përmase në gjithë Republikën e Kosovës. Qasja në menaxhimin e procesit mësimor, jo më përmes ditarit shkollor klasik, por ditarit shkollor digjital, në të cilën do të kenë qasje kudo në kohë reale e tërësisht të digjitalizuar, mijëra nxënës e prindër, qindra mësimdhënës e drejtues shkollash.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, sipas së cilit notat, mungesat, vlerësimet, oraret e mësimit e mësimi online, do të lundrojnë tashmë të digjitalizuara për gjithë nxënësit ferizajas, transparente tërësisht e të qasshme kudo, me vetëm një lidhje interneti.

“Ta gëzojnë nxënësit, mësimdhënësit, prindërit e drejtuesit e shkollave dhe arsimit ferizajas”, ka shkruar ai, duke theksuar se ky ishte një premtimi i radhës i përmbushur.

Kategoritë
LajmeVendi