​5 mijë e 164 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Që nga fillimi i paraqitjes së rasteve të para me Covid-19 në Kosovë, 1 mijë e 399 pacientë kanë humbur jetën. Mbi 55 mijë kosovarë janë infektuar me Covid-19, ndërsa janë shëruar 48 mijë e 572 pacientë.

Raste aktive mbetën 5 mijë e 164.

“Numri total i rasteve pozitive është 55.135 raste nga 205.352 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.399 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 526 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 48.572 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.164”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, dje njoftoi se tashmë në Kosovë kanë arritur frigoriferët për ruajtjen e vaksinave antiCovid, ndërsa kanë bërë përgatitjet e duhura që së shpejti të fillojnë me procesin e vaksinimit.

Kategoritë
LajmeVendi