​Zjarri i mbeturinave djeg 11 veturat e parkuara në Dardani

​Zjarri i mbeturinave djeg 11 veturat e parkuara në Dardani

11 vetura janë djegur në lagjen Dardania në Prishtinë, katër prej tyre plotësishtë, siç thuhet, për pasojë të zjarrit që kaploi kontejnerët e mbeturinave.

Policia e Kosovës raporton se në ora 03:35, në lagjen Dardania në Prishtinë, respektivisht në një parking afër rrugës “Lekë Dukagjini”, është raportuar për një rast zjarri.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, zjarrfikësit si dhe zyrtari për hetimin e shkaqeve të zjarrit.

Sipas hetimit fillestar dyshohet se nga ndezja e mbeturinave është shkaktuar zjarri, i cili ka përfshirë 11 automjete, 4 prej të cilave janë dëmtuar pothuajse tërësisht.

Zjarri është lokalizuar në ora 04:35 dhe janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Zjarri në kontejnerët që ndodhen përbri restorant Dubrovnikut në lagjen Dardania, mendohet se ka ‘kaluar’ nga zona e kontejnerëve të mbeturinave, duke shkaktuar dëme të mëdha tek makinat e parkuara për rreth dhe panik tek banorët në ndërtesat afër tyre.

Aktualisht policia në bashkëpunim me institucionet relevante është duke punuar për ndriçimin e plotë të rastit.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet