​Zjarr në një objekt banesor në Prishtinë, lëndohen disa banorë

Disa persona janë lënduar nga shpërthimi i zjarrit në një objekt banesor në rrugën “Muhamet Qami” në kryeqytet.

Këtë lajm e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se disa banorë janë duke u trajtuar nga ekipet mjekësore, kryesisht probleme që janë shkaktuar nga tymi.

“Sot rreth orës 18:00 është pranuar informata për një incident zjarri në një objekt banesor në rrugën ‘Muhamet Qami’ në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes , po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë arritur të lokalizojnë zjarrin. Bazuar në të dhënat e deritanishme disa banorë janë duke u trajtuar nga ekipet mjekësore( kryesisht probleme që janë shkaktuar nga tymi).Për detaje të tjera do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Ahmeti

Kategoritë
LajmeVendi