​Zidane i telefonon Mbappes: Eja te Reali

Trajneri francez ka marrë përsipër për ta bindur Kylian Mbappen të transferohet në Madrid.

Një bisedë sekrete telefonike mes Zinedine Zidane dhe Kylian Mbappe është zbuluar nga L’Equipe , ku trajneri i Realit e ka ftuar talentin 18-vjeçar t’i bashkohet atij te kampionët e Evropës.

Për ta siguruar talentin e ri se sa shumë e duan te Reali janë gati të sakrifikojnë edhe një ndër futbollistët e treshes së famshme BBC. Në telefonatën e tij me Mbappe, Zidane ka tentuar ta bindë se Reali është një klub i aftë për ta kthyer atë në yllin e futbollit në vitet e ardhshme, një tentativë që ka provuar ta bëjë edhe Arsenali që në ditët e para të qershorit i kishte prezantuar Monacos një ofertë prej 100 milionë eurosh.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet