​Xhaka i bindur për kualifikim në Ligën e Kampionëve

Granit Xhaka ka qenë protagonist në fitoren e Arsenalit ndaj Manchester United.

Mesfushori me prejardhje shqiptare, ka realizuar golin e parë në fitoren 2:0 të ‘Topçinjve’ përballë rivalëve të Manchester United.Arsenali ka një mision të vështirë për të arritur vendin e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve, pro Xhaka beson se skuadra londineze mund t’ia dalë në fund që të marrë këtë pozitë, transmeton KosovaPress. “Ne vazhdojmë të shpresojmë. Kemi nevojë për fat në rrugën tonë, por duhet që të fitojmë edhe katër ndeshjet e mbetura, dhe jam i bindur se mund ta arrijmë këtë objektiv”, ka deklaruar Xhaka “Duhet të luajmë me të njëjtën bindje si ndaj United, dhe mund të marrim pikët që duam. Çdo fitore ka vlerën e vetë, por ndaj United ka një kënaqësi të dyfishtë”, ka thënë ai.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet