​Vuçiq: Ka shumë njerëz të dënuar për shkak të krimeve të luftës

Gjatë konferencës së mbajtur për mediat shqiptare pas takimit trepalësh në Bruksel, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, në lidhje me krimet e kryeura nga forcat serbë në Kosovë, ka luajtur viktimën duke thënë se “ka shumë njerëz të dënuar për shkak të krimeve të luftës, por askush nga Prishtina”.

I pyetur nëse Serbia do të kërkojë falje për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, kreu i shtetit serb ka thënë se vendi i tij është marrë vazhdimisht me kriminelët e luftës.

Vuçiq: Ka shumë njerëz të dënuar për shkak të krimeve të luftës

“Ka shumë njerëz të dënuar për shkak të krimeve të luftës, por askush nga Prishtina dhe atje ka shumë kriminelë lufte që kanë vrarë serbët, kanë dhunuar femrat serbe, ua kanë nxjerrë organet dhe i kanë shitur dhe askush nuk është dënuar për shkak të kësaj dhe Serbia është marrë me kriminelët e saj të luftës dhe ne gjithmonë do të merremi me njerëzit që kanë bërë krime, por fatkeqësisht pala tjetër nuk ka bërë asgjë që ka të bëjë me çështjen. Më vjen keq që po ua them të vërtetën!” tha Vuçiq, raporton kp.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet