​Vetëvendosje feston: Jemi të paret në shumicën e qyteteve të Kosovës

Kryetari i Prishtinë dhe nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, në manifestimin që është duke u mbajtur në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, u ka thënë të pranishmëve, se “votuat me mendje te pastër dhe me zemër”.

“Sot jemi subjekti më i madh politik në Republikën e Kosovës. Kohë ë mira po vjen për krejt qytetarët e Kosovës. E nxorët vetëvendosjen mbi 45 për qind. Jemi të paret në shumicën e qyteteve të Republikës së Kosovës. Prej 100 mije vota kemi kalu mbi 220 mijë vota. Ky numër i votave ia kalon secilës parti individualisht. Tashmë është e qartë, që demet që iu kanë bërë Kosovës, do të ndalen. Vetëvendosje do ta udhëheq qeverinë e ka dhe Albin Kurti do të jetë kryeministër i Kosovës”, ka thënë Ahmeti.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendiZgjedhjet Parlamentare 2017

Të ngjajshmet