​Veseli: Është gabim të mendosh rolin e SHBA-së ndaras nga roli i ambasadorit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se deklarata e dhënë sot nga “një bashkëluftëtar i yni dhe përfaqësues i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së është një fyerje që nuk duhej të ndodhte asnjëherë në Kosovë, nga njerëz që i kanë dhënë shumë Kosovës, si Nasimi me familje”.

Postimi i Veselit në Facebook:

SHBA me rolin që ka në Kosovë është shumë më tepër se vetëm partner ndërkombëtar. Nuk dua ta theksoj sa rëndësi strategjike ka SHBA për Kosovën, se është e vetëkuptueshme kjo. Por është gabim të mendosh rolin e SHBA-së ndaras nga roli i ambasadorit. Deklarata e dhënë sot nga një bashkëluftëtar i yni dhe përfaqësues i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së është një fyerje që nuk duhej të ndodhte asnjëherë në Kosovë nga njerëz që i kanë dhënë shumë Kosovës, si Nasimi me familje. Besoj dhe jam i bindur në reflektim nga Nasimi të kësaj çfarë ka ndodhur, ndaj ambasadorit të ShBA-së, një personaliteti të urtë, dinjitoz dhe shumë dashamirës ndaj vendit tonë!

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet