​‘Turqia mbetet partner i besueshëm i Kosovës’

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Turqisë në Prishtinë, Çagri Sakar, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit bilateral në fushat e nevojshme.

Diplomati Sakar potencoi se Turqia do të vazhdojë të mbetet partner i besueshëm i Kosovës, duke ofruar përkrahje në të gjitha fushat e nevojshme.

Ndërsa, kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani u zotua se do të angazhohet maksimalisht në funksionalizimin e plotë të diplomacisë parlamentare mes Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Madh të Turqisë.

Ajo theksoi se në afat rekord do të konstituohen grupet e miqësisë mes deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe homologëve të tyre nga shumë shtete të botës.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet