​Tri viktima dhe 655 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale raporton se në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë humbur jetën tre persona të infektuar me Covid-19, ndërsa janë evidentuar 655 të infektuar të rinj.

Aktualisht në katër spitalet Covid po trajtohen 273 pacientë, 28 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Ministria thekson se janë shëruar edhe 356 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 37,327, që nga fillimi i epidemisë.

Prej fillimit të pandemisë në Shqipëri janë raportuar gjithsej 1233 të vdekur, ndërsa rastet aktive mbeten të larta. Në buletinin ditor të MSH-së bëhet e ditur se rastet aktive në gjithë vendin kanë shkuar në 24 473.

Qarku më i prekur në Shqipëri është Tirana, e cila ka numrin më ta lartë të të vdekurve dhe rasteve të infektimit. Autoritetet shëndetësore kërkojnë nga qytetarët të zbatojnë masat, të respektojnë distancën dhe të mbajnë maskë.

Sipas tyre, këto masa janë të thjeshtë, por tepër të dobishme për të frenuar përhapjen e gjerë të virusit në popullatë.

Kategoritë
LajmeRajoni