​Të lënduarit nga gazi janë jashtë rrezikut për jetë

Valbon Krasniqi, ushtrues i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, në orët e mbrëmjes ka vizituar të lënduarit nga gazi që po trajtohen në QKUK, ku nga afër është njoftuar për gjendjen e tyre shëndetësore.

Gjatë vizitës, stafi mjekësor e njoftoi se të lënduarit kanë pësuar lëndime në pjesë të ndryshme, ku 9 prej tyre po trajtohen në Klinikën e Kirurgjisë Plastike dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Krasniqi ka falënderuar stafin shëndetësor për trajtimin e të lënduarve, ndërsa u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve dhe kthim në familjet e tyre.

Në mesditën e sotme 15 persona kryesisht mosha të reja kanë mbetur të lënduar nga një shpërthim i cili po dyshohet se është bombole gazi. Ky aksident ndodhi në një objekt afarist në afërsi të lagjes “Marigona”.

Kategoritë
LajmeVendi