​Të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme

Bora tashmë ka filluar të mbush rrugët malore në vend. Megjithatë të gjitha rrugët rajonale dhe nacionale janë të kalueshme.

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se rrugët janë duke u mirëmbajtur 24 orë.

“24 orë mirëmbajtje të gjitha rrugët e Kosovës. Auto-udhët, rrugë rajonale dhe nacionale janë të kalueshme dhe po pastrohet bora në ato vende që ka pasur të reshura’, ka shkruar Abrashi në profilin e tij në Facebook.

Kategoritë
LajmeVendi