​Takohen Mustafa dhe Limaj

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është takuar sot me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Takimi prej 3 orësh, është zhvilluar në njërin nga hotelet në Prishtinë.

Menjëherë pas takimit, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha për KosovaPress, se nuk kanë diskutuar për çështje politike, derisa theksoi se ka qenë vetëm “ndej” me bashkëpunëtorët.

Musrafa:Nuk kemi diskutuar për tema politike

“Ndej me bashkëpunëtorët…Nuk kemi diskutuar për tema politike vetëm jemi taku, sepse nuk jemi parë moti”, tha Mustafa.

Pas Mustafës, u pa të dilte edhe ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, tani deputet i Nismës, Endrit Shala, i cili tha se nuk janë takuar për çështje politike.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, dje u takua me liderin e AAK-së, Ramush Haradinajç

Kategoritë
LajmeVendi