​Tahiri: Shokues vendimi i Kushtetuese për anulimin e Ligjit të Pagave

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, e ka quajtur shokues vendimin e Gjykatës Kushtetuese për anulimin e Ligjit për Paga.

Tahiri përmes një statusi në Facebook ka thënë se ky është mohim i të drejtës në përfitim nga puna për mbi 62000 shërbyes civilë.

Ky është njoftimi i tij i plotë:

Shokues vendimi i Gjykatës Kushtetuese për anulimin e Ligjit të Pagave, pa lënë hapësirë për korrigjimin e tij në ato pak pjesë kontestuese. Ky është mohim të drejtës në përfitim nga puna për mbi 62000 shërbyes civilë.

Policët, punëtorët shëndetësorë, punëtorët e arsimit, e shumë kategori të tjera meritojnë paga, ashtu siç janë paraparë nga Qeveria Haradinaj.

Posa ta pranojmë vendimin, ne do të evitojmë lëshimet që kanë sjellë deri te anulimi i këtij ligji dhe me ngulm insistojmë që i njëjti me plotësimet e kërkuara të votohet dhe të hyjë në zbatim me urgjencë!

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet