Superliga e Kosovës vazhdon sot me një përballje interesante, ku me fillim nga ora 13:00 Prishtina pret në stadiumin “Fadil Vokrri” skuadrën e Feronikelit.
Prishtina hyn në këtë ndeshje si favorite, ku pas 14 xhirove të zhvilluara kanë arritur të arkëtojnë 24 pikë, me shtatë fitore, tre barazime dhe katër humbje, kështu duke u pozicionuar në vendin e tretë përcjell KosovaPress.
Në anën tjetër, Feronikeli pas 15 xhirove të zhvilluara pozicionohet në vendin e pestë, me katër fitore, shtatë barazime dhe katër humbje, kështu duke arkëtuar gjithsej 19 pikë.