​Sulm terrorist në Siri, 28 të vrarë

Të paktën 28 njerëz u vranë sot në një sulm terrorist në një autobus në autostradën kryesore në provincën siriane të Dair al-Zor, e cila kufizohet me Irakun, raportojnë mediat shtetërore siriane.

Asnjë detaj tjetër nuk është bërë i ditur deri më tani në lidhje me incidentin në zonën ku ndodhen shumica e ushtarëve dhe militantëve sirianë të mbështetur nga Irani, pranë qytetit antik të Palmyra, raporton Reuters.

Kategoritë
BotaLajme