​‘Stuhia e virusit’ në vjeshtë: Prognoza shqetësuese nga eksperti gjerman

Virologu gjerman Alexander Kekule është i shqetësuar për shpejtësinë dhe shkallën e lirimit të masave të kontrollit të koronavirusit, dhe parashikon një “stuhi virusi” në vjeshtë.

Kekule tha për televizionin ZDF se monitorimi i zinxhirit të infeksionit nuk është ende në nivelin e dëshiruar dhe se grupet e rrezikut nuk janë të mbrojtura sa duhet.

Lehtësimi i dakorduar i masave zvogëlon nivelin e sigurisë, paralajmëron drejtori i Institutit për Mikrobiologji Mjekësore të Klinikës Universitare Hale.

Sipas tij, është e rëndësishme të zhvillohet një koncept i qëndrueshëm i mbrojtjes, në vend të politikës për lirimin e shtrëngimit të masave

Kategoritë
Shëndetësi

Të ngjajshmet