​Stenström premton rritjen e bashkëpunimit mes Suedisë dhe Kosovaës

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka pritur sot në takim zëvendësministrin për EU, Tregti dhe Bashkëpunim të Ministrisë së Punëve të jashtme të Suedisë, Oscar Stenström, ku diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në veçanti në fushën e ekonomisë dhe regjistrimit të pronave në Kosovë.

Siç njofton Ministria e Financave, me këtë rast, ministri Hamza e falënderoi zëvendësministrin Stenström për ndihmën e shtetit suedez që kanë dhënë dhe vazhdon të jap për institucionet e Kosovës, në veçanti për përkrahjen e sektorit të regjistrimit të pronave, si dhe përkrahjen në përgatitjen Projektligjit të Tatimit në Pronë, i cili pritet të miratohet së shpejti nga Kuvendi i Kosovës. Ky Ligj do t’i hapë rrugë materializimit të reformës së nisur në këtë sektor.

Ministri Hamza, gjatë takimit gjithashtu theksoi se Ministra e Financave mbetet e angazhuar në realizimin e detyrimeve të saj, të cilat dalin nga marrëveshja e bashkëpunimit me SIDA-në, në fushën e tatimit në pronë si një nga reformat më të rëndësishme të Ministrisë së Financave. Me këtë rast e falënderoj shtetin Suedez për ndihmën dhe asistencën ndaj shtetit të Kosovës deri më tani në të gjitha fushat.

Ndërsa, zëvendësministri për EU dhe tregti i Ministrisë së Punëve të jashtme të Suedisë Oscar Stenström e falënderoi ministrin Hamza për pritjen dhe shprehi gatishmërinë e Qeverisë së shtetit suedez për të rritur bashkëpunimin ekonomik me Kosovën, në veçanti në fushën e regjistrimit të pronave si një nevojë e kahershme për Kosovën.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet