​Shtyhet për në ora 17:00 seanca për votimin në lexim të dytë të buxhetit për vitin 2021

Seanca për votimin në lexim të dytë të projektligjit për buxhetin e vitit 2021 është shtyrë për në ora 17:00.

Kjo pasi që rekomandimet lidhur me amendamentet e këtij projektligjit nuk kanë qenë të përfunduara. Kështu bëri të ditur kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Osmani: Seanca shtyhet për në ora 17:00

“Ne deri tani pritem për përgatitjen e materialit të nevojshëm për seancë, por sapo u informuam nga administrata që deri në orën 17:00 raporti me rekomandime lidhur me amendamente nuk do të jetë gati. Kështu që seanca shtyhet deri në ora 17:00”, tha Osmani në seancën ku pritej që të mbahej seanca plenare për të votuar në lexim të dytë projektligjin për buxhetin e vitit 2021.

ndryshe, projektligji për buxhetin kaloi dje në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës me 64 vota pro.

Qeveria e Kosovës miratoi më 30 tetor buxhetin 2021, i cili planifikon të hyra sipas parashikimeve fiskale 1 miliardë e 885.9 milionë euro ose 97.4 milionë euro më shumë se sa vitin e kaluar. Shpenzimet buxhetore për 2021 parashikohet të jenë 2 miliardë e 412.6 milionë euro apo 207.6 milionë më të vogla se sa vitin paraprak.

Kategoritë
LajmeVendi