​Shqipëria do t’i rikthehet rritjes ekonomike vitin që vjen

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë në Qeverinë e Shqipërisë, Anila Denaj bëri të ditur sot se Shqipëria do ti rikthehet rritjes ekonomike vitin që vjen.

Gjatë një interviste në medie, Denaj tha se tërmeti i 26 nëntorit të vitit që lamë pas, por edhe COVID-19 goditën ekonominë, por ajo pritet ti rikthehet rritjes ekonomike vitin që vjen. Sipas saj rritja ekonomike në 2021 parashikohet 5.9% ndërsa në periudhën afatmesme kjo rritje parashikohet rreth 4%.

Për shkak të situatës së krijuar prej COVID-19, Denaj tha se buxheti do të jetë nën monitorim çdo 6 muaj.

Denaj foli edhe për amnistinë fiskale, e cila sipas saj, parimisht është miratuar nga komisionet parlamentare të Kuvendit, ndërsa bëri të ditur se grupet e punës do të vijojnë punën për të reflektuar edhe kërkesat e komunitetit të biznesit para diskutimit nen për nen.

Ndërkohë ministrja theksoi se edhe vendimi për heqjen e tatimfitimit deri në nivelin e xhiros prej 14 milionë lekë në vit edhe rritja e pragut të TVSH-së deri në 10 milionë lekë, janë nisma për të mbështetur biznesin e vogël dhe të mesëm në kushtet e situatës së krijuar prej COVID-19.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet