​Shpend Ahmeti i ndan këngëtarit Sabri Fejzullahu “Çelësin e Qytetit”

Për më shumë se 50 vjet i këndoi Prishtinës, dhe jo vetëm. Për karrierën e tij të pesë dekadave, Sabri Fejzullahut sot i është ndarë “Çelësi i Qytetit, nga Komuna e Prishtinës.

Në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, i pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti tha se kjo mirënjohje po i ndahet për kontributin e dhënë për karrierën e gjatë të këngëtarit të njohur.

Ahmeti: Faleminderit për 55 vjet karrierë, ju jeni zemra e Prishtinës
“Kemi vendosur që “Çelësin” t’ju japim juve, për kontributin e dhënë për Prishtinën. Po them për Prishtinën për shkak se edhe atë ditë kur e mbajtëm koncertin, njerëzit të identifikojnë si prishtinas. Unë të kam quajtur zemra e Prishtinës, dhe faleminderit për 55 vjet karrierë. Edhe gjatë kësaj karriere këngët më të njohura i ki për Prishtinën. Edhe atë ditë besoj na ke kënaq edhe me koncert”, u shpreh Ahmeti.

Kujtimi më i mirë i periudhës së pandemisë, Ahmeti tha se do të mbetet koncerti i Sabri Fejzullahut, i mbajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”.

E Sabri Fejzullahu tha se është ndihet i nderuar që i është ndarë “Çelësi i Qytetit”. Ai pati edhe fjalë të mira për kryetarin Shpend Ahmeti.

Fejzullahu: Shpend, më keni nderuar shumë

“Shpend, më ke nderuar shumë, si kryetar dhe gjithë asambleja juaj që punon edhe që ka punuar më së miri që katër muajt e fundit. Unë si qytetar, si çdo njeri i përcjell punët e kryetarëve të komunave. Jam në kontakt me njerëz, edhe me pastrues, edhe me bujq, edhe me fëmijë. Flitet që në Ballkan, po e them me gjithë zemër, jeni njeriu dhe komuna më e suksesshme, duke e nisur prej pandemisë që ka qenë një tmerr. Por, që gjithmonë ju me njerëzit tuaj e keni nisur që të mos e humbni mësimin”, ka theksuar Fejzullahu.

Fejzullahu i shoqëruar me nipin e tij, tha se është shumë i nderuar për këtë mirënjohje, për çka tha premtoi se do të punojë edhe shumë gjatë.

Këngëtari Sabri Fejzullahu këndon tash e më shumë se 50 vjet. Në repertorin e tij nuk mungojnë as këngët kushtuar qytetit të Prishtinës.

Kategoritë
KulturëLajme

Të ngjajshmet