​Shoqërohet një person për shkrimin e grafiteve

Një 33 vjeçar është shoqëruar në stacionin policor për shkak se i njëjti kishte shkruar me sprej në një muri në fshatin Gorozhdec, pronë private fjalët UÇK-Kosovo.

Sipas Policisë, rasti është raportuar me datë 03 shkur dhe njësiti i hetuesisë pran Stacionit Policor në Pejë, pas një pune operative ka arrit që mbrëmë me 05 skurt a identifikojë dhe sot ta shoqërojë personin L.M. (1988) i cili i kishte shkruar këto grafitë.

“Në konsultim me Prokurorin e shtetit pas intervistimit personit të lartëcekur është kompletuar lënda dhe e njëjta procedohet për Gjykatën Themelore Divizioni për Kundërvajtje. Një raport i veçantë do t’i dërgohet Prokurorisë Themelore në Pejë”, thuhet në njoftim.

Kategoritë
LajmeVendi