​ShBA thirrje të gjitha partive politike: Zbatojeni vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila i dha të drejtë dekretit të Presidentit për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër, ka reaguar Ambasada e SHBA-së në Kosovë.

SHBA kërkon nga të gjitha institucionet dhe partitë politike që të zbatojnë vendimin e sotëm dhe të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Ndërsa po ashtu kërkon nga të gjithë liderët të punojnë së bashku për një tranzicion të rregullt në interes të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ky është reagimi i plotë:

Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjitha institucioneve dhe partive politike të zbatojnë vendimin e sotëm dhe të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Ne kërkojmë nga të gjithë liderët të punojnë së bashku për një tranzicion të rregullt në interes të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet