​SHBA përshëndet vendimin e Maqedonisë për të ndryshuar emrin

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo theksoi sot se Shtetet e Bashkuara e përshëndesin vendimin e Parlamentit maqedonas për të miratuar ndryshimet kushtetuese, të nevojshme për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë.

“Udhëheqësit maqedonas demonstruan vizionin, guximin dhe këmbëngulje në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për mosmarrëveshjen e emrit, që do të lejonte që Maqedonia me të drejtë të zë vendin e saj në NATO dhe BE, si Republika e Maqedonisë Veriore”, njoftoi Departamenti i Shtetit.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet