​Sëmundjet kronike, Banka Botërore: Rrezikohen 93% e shqiptarëve

Një studim i fundit i Bankës Botërore mbi shëndetësinë tërheqin vëmendjen se pjesa më e madhe e popullsisë globale kërcënohet nga sëmundjet kronike jo të transmetueshme.

Çdo vit në të gjithë botën, 15 milionë njerëz vdesin para moshës 70-vjeç nga këto sëmundje kronike ku futen ato, kardiovaskulare, tumoret, diabeti dhe mbipesha. Sigurisht qe dhe vendi ynë nuk bënë ndryshim nga kjo tendence.

Sipas shifrave të BB mbi 93% shqiptarëve janë të rrezikuar riskuar nga këto sëmundje, kjo është panorama ne te gjithë rajonit. Serbia 94.6 %, Maqedonia 95.3%, Bosnja e Hercegovina 94.5% kurse ne në Greqi preken 86.2% e popullsisë.

Sëmundjet kronike dhe jo të transmetueshme janë bërë një shqetësim në rritje në të gjitha vendet, pavarësisht nivelit të të ardhurave. Problemi kryesor është kequshqyerja me te dyja anët, urine dhe mbipeshën. Sëmundjet kronike dhe jo të transmetues hme parashikohet të rriten deri në vitin 2030, pavarësisht ndryshimit të mënyrës së jetesës, popullsisë së plakjes dhe një urbanizimi në rritje.

Banka Botërore sugjeron seri ndërhyrjesh siç është etiketimi i detyrueshëm i ushqimeve të përpunuara; arsimim i konsumatorit; politika të forta fiskale, siç janë taksimi i ushqimeve jo të shëndetshme me shume shesh lojërash nëpër shkolla dhe zona banimi

Kategoritë
Shëndetësi

Të ngjajshmet