​Sela: Sot do të rivendoset demokracia dhe do t’i jepet fund monizmit 18 vjeçar

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela pasi ka votuar në zgjedhjet nacionale të Maqedonisë së Veriut ka thënë se në mbrëmjen e sotme do të rivendoset demokracia dhe do t’i jepet fund monizmit 18 vjeçar.

Zela pasi përfundoi obligimin e tij Kushtetues shprehi shqetësimin e tij se pjesa shqiptare e partive në pushtet po bënë presion dhe shantazh te qytetarët.

Sela: Sot do të rivendoset demokracia dhe do të jepet fund monizmit 18 vjeçar

Ecuria është e kënaqshme njerëzit dalin të votojnë. Besoj që sot do të rivendoset demokracia dhe do të jepet fund monizmit 18 vjeçar”, u shpreh ai.

Ai i dënoi disa prej incidenteve që ndodhën sot gjatë procesit zgjedhor.

Sela: Pjesa shqiptare e pushtetit duke bërë presion dhe shantazh tek qytetarët

Pushteti vazhdon me atë që ka bërë periudhën e fundit, pjesa shqiptare e pushtetit duke bërë presion dhe shantazh tek qytetarët”, deklaroi Sela.

Derisa i bëri thirrje qytetarëve të dalin në mënyrë masive për të votuar.

Sela: Është një ditë e rëndësishme sot për demokracinë e vendit

Është një ditë e rëndësishme sot për demokracinë e vendit, është një ditë e rëndësishme për proceset euro-integruese. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të dalin sa më masovikisht, kuptohet duke u kujdesur dhe të shprehin vullnetin e tyre. Të flasin zëshëm për gjithçka që s’kanë mundur të flasin nga zgjedhjet e fundit të 2016. Me fjalë të tjera sot është dita kur fuqia është në dorë të qytetarit dhe votuesit, e jo në dorë të funksionarëve partiak të cilët ndoshta ia kanë sjell në majë të hundës qytetarëve”, tha ai.

Maqedonia e Veriut sot për ditën e tretë me radhë po mban zgjedhjet nacionale.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet