​Salvini do të gjykohet për shkak të migrantëve

Senati italian me 149 vota për dhe 141 kundër, miratoi inicimin e procesit gjyqësor kundër drejtuesit të opozitës “Liga”, Matteo Salvini.

Sipas padisë së gjykatës nga Palermo, Matteo Salvini do të gjykohet për “rrëmbimin e njerëzve dhe mos përmbushjen e detyrave të tyre”, pasi vitin e kaluar, si ministër i Brendshëm, ai ndaloi anijen “Open Arms” me 160 migrantë për t’u ankoruar në portet italiane, duke e mbajtur në det të hapur për 19 ditë.

Kategoritë
Lajme

Të ngjajshmet