​Sallat kirurgjike në QKUK nuk janë mbyllur

Shërbimi spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, njofton se asnjë nga sallat e operacionit në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve dhe në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale nuk është mbyllur.

Sipas njoftimeve nga dy klinikat, por edhe nga Klinika Anesteziologjisë me Mjekim Intensiv programi operativ është realizuar sipas planifikimit.

Përkundër faktit se anesteziologët janë angazhuar në njësinë intensive të objektit Mjekësisë Sportive, sallat kanë vazhduar të punojnë normalisht, meqë Klinika e Anesteziologjisë ka mbajtur vazhdimisht anestezionin në këto salla.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet