​Rooney për Unitedin: Ferguson kishte shumë ndikim

Largimi i Sir Alex Ferguson ndikoi disi negativisht në lëvizjet e merkatos së “Djajve të Kuq”.

 

Ky është opinioni i dhënë nga Wayne Rooney që tashmë është kthyer te ish-skuadra e tij, Everton.

Sulmuesi anglez tregoi për eksperiencën e tij në dhomën e zhveshjes së Manchester United duke shpjeguar edhe ndikimin që kishte Ferguson te lojtarët.

“Kur je pjesë e Manchester United duhet të ruash një nivel e standard”, tha Rooney.

“Kjo ndodhte kur në stol ishte Ferguson dhe që iu transmetua edhe personaliteteve si Ryan Giggs, Gary Neville apo Paul Scholes. Në vitet e fundit ishte detyra ime dhe e Carrick për të mbajtur këtë standard, një detyrë kjo që rezultoi shumë më e vështire sidomos me ata që u bashkuan me skuadrën”.

Wayne Rooney, shënuesi më i mirë në historinë e Manchester United, nuk harroi të japë këshillën e tij për atë që e zëvendësoi atë; Romelu Lukakun.

“Të luash te Manchester United vë në provë personalitetin, jo vetëm aftësitë”, vijoi Rooney.

“Duhet të jesh i fortë në aspektin psikologjik për të pranuar sfidat pasi Manchester United është një klub që kërkon triumfe. Romelu është shumë i fortë për të përballuar këtë sfidë. Për më tepër ai ka përkrah njerëz që do ta drejtojnë në mënyrë që ai të japë më të mirën”.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet