​Ronaldo ndryshon mendjen, nuk largohet nga Reali

Ylli portugez është bindur që të qëndrojë edhe më tutje në Santiago Bernabeu.

Tifozët e Real Madridit kanë marrë një lajm të gëzueshëm nga e përditshmja spanjolle AS, ku raportohet që Cristiano Ronaldo ka ndryshuar mendje dhe do të qëndrojë te ‘Los Blancos’.

Një gazetar i afërt me agjentin e Ronaldos, Jorge Mendes ka publikuar këtë lajm që do të hedhë poshtë spekulimet për një largim të tij nga Spanja. Ditë më parë është raportuar që portugezi ka kërkuar largimin shkaku i problemeve me drejtësinë në Spanjë, për fshehje të tatimeve në vlerë prej 13 milionë eurosh.Vendimtar në vendimin e Ronaldos thuhet të jetë deklarata e presidentit Florentino Perez, i cili i ka dalë në mbrojtje 32-vjeçarit, duke i dhënë atij përkrahje maksimale nga klubi

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet