​Renato Sanches pëlqehet nga Juventusi

Talenti portugez pritet të largohet nga Bayern Munichu në fund të sezonit.

Juventusi kthen sytë tek një prej futbollistëve më të talentuar të Bayern Munich. Bëhet fjalë për Renato Sanches, i cili konsiderohet si një prej lojtarëve më premtues të futbollit botëror, raporton KosovaPress.Sanches, nuk ka luajtur mjaftueshëm në këtë sezon të Bundesligës, por cilësitë e tij nuk diskutohen dhe diçka të tillë e di mirë Juventusi që e ka përfshirë në listën e dëshirave për sezonin e ri. Megjithatë, problemi kryesor qëndron te vlera e 19-vjeçarit e cila është shumë e lartë, pasi mesfushori vlerësohet rreth 40 milionë euro dhe ‘Zonja e Vjetër’ do të tentojë ta bind Bayernin për ta ulur çmimin e Sanches

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet