​Remi: UÇK tani më mbron mua!

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa sot ka përfunduar intervistimin nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Ish-gjenerali i UÇK-së, i njohur si Remi, për dy ditë u intervista nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Pas përfundimit të intervistimit, Remi ka shkruar se “UÇK tani më mbron mua!”

“Përfundoj intervista në Hagë!  Më pyetën nëse do të mbroja UÇK-në në Hagë!  Unë nuk mbrojë UÇK-në.  UÇK tani më mbron mua!” ka shkruar Remi në Facebook.

Nesër do të fillojë intervistomi i gjeneralit tjetër të UÇK-së, ish-komandantit të Zonës së Drenicës, Sami Lushtaku, i cili sot ka arritur në Hagë.

Kategoritë
Vendi

Të ngjajshmet