​Rekord i zi në SHBA: Mbi 50.000 infeksione të reja brenda një dite

Një numër rekord i infeksioneve të reja të koronavirusit u regjistruan në Shtetet e Bashkuara – më shumë se 50.000 në një ditë.

Në Kaliforni, numri i rasteve të konfirmuara është rritur me pothuajse 50 për qind në dy javët e fundit, dhe infeksioni po përhapet me shpejtësi në shumë shtete të tjera amerikane, përfshirë Florida, Arizona dhe Teksas.

Përkundër faktit se SHBA ka numrin më të madh të infektuar dhe të vdekur nga Covid-19 në botë, presidenti Donald Trump është i bindur që së shpejti virusi do të shtypet.

SHBA ka një të katërtën e numrit të përgjithshëm të rasteve të Covid-19 në botë, dhe infeksioni po përhapet me shpejtësi pas lehtësimit të masave kufizuese.

Kufizimet tani janë duke u rikthyer në më shumë se 40 për qind të shteteve amerikane.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet