​Refuzohet kërkesa që anëtarët e Bordit të Trustit të kompensohen 70% pas skadimit të mandatit

Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrtoi sot kërkesën e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për 2020. Në këtë mbledhje komisioni nuk ka miratuar kompensimin prej 70 për qind të pagës pas përfundimit të mandatit për periudhën prej një viti anëtarëve të Bordit të Trustit.

Kryesuesi i Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale Ruzhdi Morina, tha se i propozojnë Kuvendit për miratim dy taksa investive, e para buxheti operacional për mbulimin e shpenzimeve operacionale dhe buxheti investues që parashihet të mbulojë shpenzimet për investime.

Ai tha se buxheti operacional për 2020 do të ketë 1 milion e 380 mijë e 749 euro e shprehur në tarifë që i bie 0.067 për qind, ndërkohë që buxheti i miratuar për aktivitete investuese për 2020 kap vlerën prej 0.35 për qind, ndërsa shprehur në vlerë pritet të jetë rreth 7 milionë e 281 mijë e 232 euro .

Morina: Kuvendi të aprovojë taksën investuese vjetore 0.35 për qind të mjeteve

“Ne rekomandojmë Kuvendit që për vitin 2020 të aprovojë taksën investuese vjetore prej 0.35 për qind të mjeteve dhe taksën operacionale vjetore prej 0.067 për qind të mjeteve. Sipas këtij rekomandimi, taksa e ngarkuar në total për mjetet pensionale do të uleshin nga 0.439 për qind sa është aktualisht në 0.417 për qind të mjeteve. Pra, në nivelin më të ulët që ka qenë ndonjëherë kjo tarifë. Është e vërtetë që rritja e mjeteve nën menaxhim bën që vlera nominale që ngarkon të rritet, por në përqindje zvogëlohet, kjo zakonisht shkon në proporcion të kundërt duke u rritur vlera nominale, mjete nën menaxhim kemi në rritje të vlerës nominale të buxhetit, por zakonisht përqindja vjen duke u zvogëluar. Por, ne mundohemi të propozojmë vazhdimisht tarifa të arsyeshme, përderisa gjatë vitit presim të kemi rreth 4 për qi nd rritje të mjeteve, në anën tjetër kemi vetëm 0.63 për qind propozim për tarifë për rritjen në raport me tarifat e vitit të kaluar apo për 500 mijë euro total më shumë”, tha ai.

Anëtarët e komisionit kanë kërkuar sqarime se pse është paraparë në buxhet kompensimi prej 70 për qind të pagës pas përfundimit të mandatit për periudhën prej një viti për anëtarët e Bordit të Trustit.

Drejtori menaxhues i Trustit Pensional Ardian Zalli tha se është futur në statut çështja e kompensimit për shkak të kufizimeve që anëtarët pas përfundimit kanë për punësim.

Zalli: Me statut anëtarëve të Bordit të Trustit iu takon një kompensim 70 për qind

“Është propozuar që gjatë vitit munden dy anëtarë të bordit të pushojnë ose të lënë punën ose të skadojë mandati, me ç’rast në përputhje me statutin atyre iu takon një kompensim 70 për qind edhe për një vit pas skadimit të mandatit. D o të thotë statuti siç e kemi thënë është i aprovuar nga BQK dhe kjo është arsyeja pse është rritur sivjet kjo, sepse statuti është aprovuar para disa muajve”, tha ai.

Mirëpo, me këtë nuk u pajtua kryetari i Komisionit Hekuran Murati, i cili tha se të gjithë që kanë marrë postet kanë qenë në dijenise do të kenë kufizime.

Murati: Është abuzuese t’i bëhen vetes kompensime të tilla

“Çështja e kufizimit që nëse nuk gaboj është diku një vit, ka qenë e ditur, ka qenë në ligj para marrjes së mandatit, që do të thotë se ata kanë qenë të vetëdijshëm kur e kanë marrë atë post se do të ketë kufizime. Meqë kemi të bëjmë me para kontribut-dhënëse, pra janë të detyruar për të paguar edhe ju si institucion keni obligim për të menaxhuar sa më mirë. Mendoj tash, pa e personalizuar si çështje, kjo paraqet abuzim t’i bëhen vetes kompensime të tilla ku secili anëtar i bordit e ka ditur kur ka aplikuar se është edhe ai kufizim”, tha ai.

Komisioni e ka përkrahur vendimin e qeverisë lidhur me shfuqizimin e vendimit për akcizën në duhan.

Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar vendimin që kishte marrë ish- kryeministri Haradinaj për normën e akcizës për cigaret e prodhuara në Kosovë, që sipas vendimit të qeverisë, të datës 9 shtator të vitit të kaluar, përllogaritet duke e përdorur metodën sipas vlerës (ad valorem) dhe përllogaritja bëhet në çmimin e shitjes me pakicë me normë 30% në vlerën shitëse me pakicë

Kategoritë
EkonomiLajmeVendi

Të ngjajshmet