​Rama uron LVV-në për fitoren

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar të gjitha partitë politike në Kosovë për zgjedhje të lira dhe demokratike dhe fituesin, Lëvizjen Vetëvendosje,

Rama ka thënë se pret që ky vullnet i popullit të Kosovës të mishërohet në një kapitull të ri për Kosovën, me qeveri të qëndrueshme, dialog konstruktiv ndërpartiak, zhvillim ekonomik e social.

“Përshëndetje të gjitha forcave politike në Kosovë dhe posaçërisht fituesve të qartë të zgjedhjeve, LVV, me urimin që vullneti i popullit të Kosovës të mishërohet në një kapitull të ri për Kosovën, me qeveri të qëndrueshme, dialog konstruktiv ndërpartiak, zhvillim ekonomik&social🇽🇰”, ka shkruar Rama.

Kategoritë
LajmeVendi