​Rama e kursen Berishën në Tropojë

“Është një lojë me fatet e vendit, është një plan antikombëtar”, tha në Tropojë kryeministri Edi Rama në tubimin elektoral më simpatizantët e PS-së, kur iu referua përpjekjeve të opozitës për të bllokuar votimet e 30 qershorit.

Rama theksoi se opozita bërtet sot nga frika e drejtësisë, e cila duhet të funksionojë për të gjithë kur të hapen negociatat me Bashkimin Evropian.

“Bërtasin nga frika, kanë një frikë shumë të madhe se mos hapen negociatat me BE, pasi me hapjen e negociatave fillon një kapitull i ri me BE-në. Ata të vënë përpara dy libra të mëdhenj që janë të drejtësisë. Nuk është më koha që i thonë Shqipërisë që duhet të bëjnë këtë ligj, por është koha që Shqipëria është ulur në tavolinë dhe thotë dua të hyjë në familje, atëherë ata të thonë se duhet të na provosh që drejtësia funksionin për të gjithë”, u shpreh Rama.

Sa i përket përplasjes me presidentin, Rama tha se “Ilir Meta ka marrë përsipër pjesën e dhunës institucionale”.

Por, kryeministri Rama shmangu komentet për ish-kryeministrin Sali Berisha në shtëpinë e tij, në Tropojë. Por kreu i qeverisë nuk harroi t’i kujtojë edhe njëherë masakrën që bëri me Valbonën.

Rama tha se qeveria e drejtuar prej minimizoi me sa mundi dëmin ku nga 11 HEC-e të planifikuara u ndërtuan vetëm 2.

“Jam në shtëpinë e atij dhe nuk do ti përmend emrin dhe nuk do ta marr nëpër gojë, por më vjen keq ta them se edhe Valbona që është një bukuri përrallore e gjithë Europës u desh ti zija unë vendin atij që të bllokohej dhe minimizohej maskra e llahtarshme e 11 Hidrocentraleve njëri pas tjetrit. Sesi mund të firmosësh duke qenë lindur dhe rritur këtu për 11 Hidrocentrale në Valbonë nuk e di.

Arritëm të kufizonim sa mundëm atë dëm. Nuk ka për tu ndërtuar veç atyre dyve asnjë Hidrocentral tjetër. Rrugën e Valbonës e gjetëm rrugëve njësoj siç është PD sot. Rrugë e nisur pa para, me daulle dhe shirita, e financuam dhe përfunduam. Më vjen mirë që në programin e 5 Yjeve kemi arritur të përfshijmë dhe Tropojën. Ai është i djathtë, unë e kam shumë mik dhe është i mërzitur. Avni Ponari po ndërton një hotel me 5 yje në Tiranë. Dhe të jeni të bindur se është vetëm dallëndyshja e pare”, tha Rama.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet