​Qeveria shpall një Investitor Strategjik, emëron edhe dy borde publike

Me kërkesën e Kryeministrit të Republikë së Kosovës, Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, është mbajtur mbledhja e 54-të korrespondueseelektronike, e Qeverisë në të cilën janë diskutuar dhe miratuar vendime të përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore.

Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për dhënien e statusit të Investitorit Strategjik për subjektin investues “Cicavica Wind Farm 1. LLC”.

Duke u bazuar në rekomandimet e Grupit Operacional për shqyrtimin dhe vlerësimin e aplikacionit, Komisioni Ndërministror për Investime Strategjike i ka rekomanduar Qeverisë së Kosovës dhënien e statusit të investitorit strategjik për subjektin investues “Cicavica Wind Farm 1.L.L.C.”

Vlera e kapitalit të investimit strategjik është 100 milionë e 620 mijë euro që do të realizohet brenda periudhës pesë (5) vjeçare në zonat kadastrale Dubovc, Kolle, Shallc, Mihaliq, Buquk, Strofc dhe Zhilivodë të komunës së Vushtrrisë. Projekti investues është privat në fushën e energjisë dhe pronat në të cilat do të bëhet investimi strategjik janë në administrim të Komunës së Vushtrrisë dhe Agjencionit të Pyjeve të Kosovës.

Sot është emëruar Komisioni Shtetëror për Pranimin në pozitat e kategorisë së lartë drejtuese. Komisioni do të ketë këtë përbërje:

Po ashtu është emëruar Këshilli Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë.

Në takimin e sotëm elektronik, Qeveria ka emëruar Bordin e Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “KRU Mitrovica SH.A.” në këtë përbërje:

1. Bahri Kalludra, drejtor, kryesues;

2. Destan Rrahmani, drejtorë, anëtar;

3. Riza Shala, drejtor, anëtar;

4. Besim Shyti, drejtor, anëtar.

Po ashtu është emëruar edhe Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “KRU Gjakova SH.A.”:

1. Burim Shala, drejtor, kryesues;

2. Mirsad Duraku, drejtor, anëtar;

3. Vilson Dura, drejtor, anëtar;

4. Gardalin Shtavica, drejtor, anëtar.

Kategoritë
LajmeVendi